FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Dua Juventusin”, ylli i Realit drejt ribashkimit me Ronaldon

Marco Asensio mund të ndjekë hapat e Cristiano Ronaldos dhe të transferohet te Juventusi në Seria A.   “Dua Juventusin”, ky është titulli me të cilën është hapur një nga gazetat më prestigjioze në Itali, siç është “Tuttosport” dhe që njihet për afërsinë e saj me klubin bardhezi.

Kampionët në fuqi të Italisë, po punojnë prej vitesh për të ndërtuar një skuadër kompetitive në çdo turne ku marrin pjesë dhe ëndrra e tyre, është fitimi i Ligës së Kampionëve. Ata i kanë shkuar disa herë afër kupës me “veshë të gjatë”, por kanë ngecur në disa finale pa arritur ta marrin.

Operacioni i transferimit të Asensios në Torino, pritet të jetë disi i vështirë për vetë faktin se klubi nuk do të lejonte edhe një tjetër largim të rëndësishëm pas Ronaldos, ndërkohë që klauzola për lirimin e tij, kap vlerat e 500 milionë eurove.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?