“Dua të iki te Barcelona”, ylli i City-it kërkon transferimin në “Camp Nou”
Pas Ilkay Gundogan dhe Riyad Mahrez, Pep Guardiola mund të humbasë një tjetër lojtar të rëndësishëm: Bernardo Silvën. Portugezi luan me Manchester City prej korrikut të vitit 2017, kur u transferua nga Monaco në “Etihad” për 40 mln euro.
Pavarësisht se ka edhe dy vite kontratë me kampionët e Anglisë dhe të Europës, ai kërkon të fillojë një aventurë të re në karrierë. 28-vjeçari nga Lisbona dëshiron të luajë me Barcelonën.
Mundo Deportivo raporton se lojtari i kombëtares portugeze po ushtron presion te drejtuesit e Cityt. Xavi e cilëson Bernardo Silvën si zëvendësuesin perfekt të Ousmane Dembele, i cili do të kalojë te PSG.
Guardiola nuk kërkon ta lërë të lirë, por mesa duket dëshira e lojtarit është e madhe që të kalojë në La Liga.
KOHA JONË SONDAZH

