FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka: Eliminatore pozitive, Panucci po bën maksimumin

Në përfundim të eliminatoreve të Kupës së Botës, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka thënë se Kombëtarja kuqezi ka bërë paraqitje të mirë duke marrë vendin e tretë në grup.

“Dy ndeshjet e fundit mund të mbylleshin  më mirë nga pikëpamja rezultatit por në total në këtë edicion, përkufizimin duhet ta japin më mirë ata që mbështesin ekipin kombëtar, por në total do ta konsideroja një edicion pozitiv. Kemi zhvilluar 10 ndeshje, kemi arritur një vend në klasifikim më të mirin e Shqipërisë. Pengjet janë dy ndeshje, ajo me Izraelin në shtëpi dhe sfida e fundit me Italinë ku mund të merrnim një pikë.”

Duka u shpreh i kënaqur dhe për punën e trajnerit të ri, Panucci që sipas tij ka bërë maksimumin gjatë kësaj periudhe që ka drejtuar kuqezinjtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në të tërën gabimet nuk kanë qenë të mëdha. Ka qenë një paraqitje e mirë, ndoshta një lojë jo e mirë por futbolli është cinik. Duhet ta shohim në lojën e dhuruar dhe rezultat dhe në total është një punë e kënaqshme. Fatkeqësi e tij dhe e stafit të tij që kishte dy kundërshtarë shumë të fortë dhe pse ndoshta e meritonim një pikë me Italinë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?