FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duka i përgjigjet De Biasit: Nëse s’do kishim bërë dy gola do thoshin si nuk bëmë një

Presidenti i FSHF-së Armand Duka është shprehur i kënaqur me rezultatin që Kombëtarja arriti në sfidën e sotme ndaj Lihtenshtejnit. Duka ka rezerva për agresivitetin në minutat e para të lojës, gjithsesi skuadra bëri detyrën duke korrur një rezultat pozitiv.
Duke iu përgjigjur De Biasit, i cili tha se Shqipëria mund të bënte edhe më shumë, Duka u shpreh se Nëse s’do kishim bërë dy gola do thoshin si nuk bëmë një. Presidenti ka folur edhe për sfidën që do të luhet në 5 shtator ndaj Maqedonisë.

Për ndeshjen e sotme
Nëse s’do kishim bërë dy gola do thoshin si nuk bëmë një. Asnjë kundërshtar nuk është i lehte. Në qoftë se i ke mundësi të shënosh pse jo. Ndeshjet e shtatorit janë te vështira, sepse është fillim sezoni për lojtarët në klube. Ne nuk jemi skuadër e madhe që të çmontojmë çdo kundërshtar. Duhet të jemi të kënaqur me atë që arritëm. Do te doja cik me shumë agresivitet në minutat e para. Kur përfundimi është pozitiv nuk ke ç’të thuash. E kane menaxhuar ndeshjen mire.

Për sfidën ndaj Maqedonisë
Me Maqedoninë është thjesht sfida e radhës, një ndeshje si gjithë te tjerat. Do shkojmë për të luajtur futboll dhe do te bëjmë maksimumin për të marrë 3 pike. Nuk duhet të mendojmë asnjë diskutim që bëhet jashtë futbollit. Në qoftë se do të japim maksimumin dhe nuk do të kemi ngarkesa të tjera besoj se do të marrim një rezultat pozitiv.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?