Duka: Kemi 3 arsye për të brohoritur për Napolin, Hysaj duhet të qëndrojë!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka folur sërish për të ardhmen e Elseid Hysaj. Duke folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ai u ndal fillimisht te episodi racist në Champions.

“Unë nuk i di detajet e asaj që ka ndodhur në të vërtetë në PSG-Basaksehir, duhet të shohim se çfarë kanë shkruar zyrtarët e ndeshjes, ndaj nuk mund të jap gjykime. “Europa League” është një kompeticion i rëndësishëm, me skuadra të listuara si Sevilla, Manchester dhe Napoli vitet e fundit.

Ne kemi tri arsye për të brohoritur Napolin në Shqipëri: kemi Rejën trajner, Hysaj luan aty dhe pastaj është Gattuso, ish-lojtar i Milanit. Edhe ne në flamurin tonë kemi ngjyrat kuqezi, si Milani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shorti i kualifikueseve të Botërorit? Ne jemi një ekip mesatar, Anglia është e shkëlqyeshme. Pastaj është edhe Hungaria, një ekip i mirë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë, ne duhet të bëjmë mirë në shtëpi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hysaj? Shpresoj se do të qëndrojë te Napoli. Ai është një lojtar që mund të bëjë mirë aty, ka luajtur shumë ndeshje me fanellën blu, pse nuk mund të vazhdojë? Ai luan si djathtas, ashtu edhe majtas. Së fundi ka shënuar edhe gola, siç bëri për Shqipërinë. Elseid është një lojtar me personalitet, gjithmonë e kishte këtë karakteristikë, edhe si i ri. Që 18 vjeç dukej si të ishte një futbollist me përvojë. Të luajturit me Napolin e ndihmoi të rritet”, deklaroi Duka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?