Duka komenton shortin: Do të doja grup me 4 Kombëtare, Skocia nuk më pëlqeu

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve duke e cilësuar si kundërshtarë shumë të vështirë kombëtaren e Skocisë.

“Në grupin C janë skuadra të të njëjtit nivel, por nuk mund të thmi se jemi me fat. Do të doja që të ishim më shumë në një grup me 4 skuadra. Skocia nuk më pëlqeu, sepse është një distancë e largët, futbollistët lodhen. Të gjitha ndeshjet do të jenë të forta dhe do të jetë një edicion i bukur. Nuk ka 3 pikësha të sigurt.

Ky kompeticion do t’i shërbejë Shqipërisë pasi janë ndeshje mes ekipesh të një niveli të ngjashëm. Ne e meritojmë që të jemi pjesë e Europianit. Filloi sot me shortin, por duhet t’i përballojmë sfidat që do të kemi përpara”, tha Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?