Duro hesht, Cungu i Laçit: Partizani bën llogaritë e veta, ne e përmbysëm!

Trajneri i Partizanit Shpëtim Duro që shprehur pak kohë më parë, pas fitores së ndeshjes së parë, 2-0 me Laçin, se kupa nuk është edhe aq e rëndësishme për ekipin e tij, por vetëm titulli kampion. Të fitosh një trofe duhet ta vlerësosh maksimalisht atë, prandaj Partizani me eleminimin në këtë kompeticion, me ekipin e Laçit, që përmbysi rezultatin 0-2 të ndeshjes së parë përballë të kuqve, e sheh veten nga “parajsa në ferr”. Pasi u distancua nga gara për titull mbeti  edhe jashtë kompotecionit kupës. Heshtja për shtyp e vendosur nga klubi pas humbjes me Kukësin, nuk i dha një përgjigje trajneri Duro dhe as lojtarët asaj çfarë ndodhi në stadiumin e Laçit, në humbjen 3-0, pas 120 minutave lojë. Ndërkohë që trajneri i kurbinasve, Armando Cungu,  i pyetur nëse kjo ndeshje e dytë e Kupës i kujtoi ndopak sfidën e kampionatit, ai u përgjigj në këtë mënyrë. – “Nuk me kujtoi aspak ndeshjen e kampionatit. Partizani ka llogaritë e veta, ne kemi llogaritë tona, ne do të bënim maksimum dhe ata bëmë. Unë shoh ekipin tim nuk merrem me Partizanin. Objektivi i Laçit e kam thënë që do të ishte të provonim përmbysjen dhe atë bëmë. Ne ndeshjen e sotme Partizani nuk ishte me ekipin e plote dhe dalja me te kuq e tyre na ndihmoi ne marrjen e rezultatit pozitiv. Rezultati 2-0 nuk është i lehtë për t’u përmbysur, por ne ja që ia dolëm,” – theksoi trajneri Armando Cungu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?