FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Duro: Kampionati më i fortë këtë vit

Nisje premtuese ishte ajo e Superligës. Për ish-futbollistin e Kombëtares, Klodian Duro fitorja bindëse e Skënderbeut ndaj Flamurtarit apo humbja befasuese Partizanit në shtëpi me Laçin tregon se kampionati shqiptar është bërë më i fortë.

“Nuk ka më surpriza në futbollin tonë, pasi të gjithë ekipet janë forcuar. Mund të veçoj fitoret jashtë të Laçit me Partizanin dhe Vllaznisë me Lushnjen. Ish-trajneri i Kukësit tha se për të gjetur formën e duhur ekipet pretendentë siç është edhe Partizani duhet t’u lihet kohë. Të humbësh në fillim nuk është gjë e mirë, por i duhet lënë koha stafit dhe lojtarëve”.

Klodian Duro mendon se do të jetë një rivalitet deri në fund për titullin mes skuadra që rivalizuan edhe sezonin e kaluar si Kukësi, Partiznai dhe Skënderbeu. Për Duron që ka luajtur me disa ekipe në Superligë pati një gjykim të drejtë në javën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mendoj se ishte një nisje perfekte e gjyqtarëve dhe shpresoj që të jetë kështu deri në fund”. Superliga edhe këtë sezon ka 10 ekipe në kampionatin e ndarë në 4 faza me nga nëntë javë secila.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?