Duro: Muarem mungon me Partizanin, luftojmë në dy fronte

Flamurtari është duke zhvilluar përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Partizanit, e cila do të jetë e vlefshme për javën e 17 në Kategorinë Superiore. Trajneri i ekipit vlonjate, Shpëtim Duro në një deklaratë të dhënë për mediat ka konfirmuar se blerja më e re e janarit Muarem Muarem, nuk do të jenë i gatshëm për këtë takim.

“Fatkeqësisht vetëm dy ditë para kthimit në Shqipëri, Muarem Muarem pësoi një lëndim. Kontrollet e specializuara në Shkup konfirmuan një tërheqje muskulore dhe lojtari nuk do të jetë në gjendje të luajë në ndeshjen me Partizanin. Ky është i vetmi problem, pasi pjesa tjetër e përgatitjeve shkoi mjaft mirë dhe u zhvillua në kushte optimale.

Danilo? Ai do të vazhdojë të luajë te Flamurtari. Ai ka qenë titullar i padiskutueshëm gjatë dy fazave të para, ndërsa në pesë ndeshjet e fundit ka mbajtur shiritin e kapitenit. Blerjet e reja kanë shërbyer për të rritur konkurrencën në skuadër dhe nuk do të thotë se duhen bërë largime. Danilo qëndron me Flamurtarin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kampionati ynë rifillon me ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Partizanit, ku do të kërkojmë të marrim maksimumin. Hap pas hapi të njëjtën gjë do të synojmë edhe në takimet e tjera”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Objektivat? Ne do të luajmë deri në fund për të dyja kompeticionet edhe pse nuk e kemi presionin e rezultateve. Fakti është që nëse nuk do të humbisnim pikë në dy fazat e para dhe të ishim më afër me Skënderbeun, mund të ishim në garë për titull. Në situatën ku jemi, duke vlerësuar distancën e sigurisë dhe kualitetin që kanë kryesuesit bëhet më e vështirë të pretendosh”, u shpreh Shpëtim Duro.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?