Duro: Partizani pretendent edhe nëse humb në Kukës, Pejiç u shënon “të vegjëlve”

Trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, në prag të ndeshjes direkte me Kukësin që do të luhet në stadiumin “Zeqir Ymeri”, kërkon të mbyllë polemikat e ndeshjes së kaluar me Skënderbeun, pasi korçarët vazhdojnë të pretendojnë për një 11-metërsh të pa-dhënë. Për trajnerin e të kuqve nuk ka vend për debate, pasi gjyqtari Kridens Meta vërshëlleu para se topi të goditej nga futbollisti i Skënderbeut. – “Më vjen keq që thuhet se Skënderbeut iu anulua një gol, kur në fakt, Kredens Meta ka vërshëllyer për faull në dëm të Raçiçit para se topi të goditej nga futbollisti i Skënderbeut. Ai ishte faull i rëndë apo i lehtë ky vendim i përket gjyqtarit”. Trajneri Shpëtim Duro kthen sytë edhe nga transferta e radhës me Kukësin, ku nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarë të formacionit bazë, Mentor Mazrekaj  dhe Stevan Raçiç. –“Kam shumë besim te futbollistët e mi, pavarësisht se kush do të luajë titullar. Sigurisht që Raçiç dhe Mazrekaj janë mungesa të rëndësishme, por nuk do të thotë se Partizani nuk do të fitojë ndeshjen”.  Trajneri i Partizanit, skuadre të cilit ndodhet tre pikë pas Kuksit e Tiranës, që kryesojnë aktualisht renditjen në Kategorinë Superiore, kërkon të heqë sadopak presionin nga futbollistët e tij, duke kujtuar se edhe në rast humbjeje Partizani do të vazhdojë  të jetë pretendent për titull. – “Unë jam krenar për këtë skuadër sepse jemi superiore në përballjet direkte me rivalët tanë. Kjo do të thotë shumë. Edhe nëse humbasim, sërish do të jemi pretendentë për titull,” – thotë ai, duke kujtuar se gara mbetet ende e gjatë.  Mbrojtja e kuqe, deri tani më e mira e kampionatit, përballë Pero Pejiçit, golashënuesit më të mirë të Kategorisë Superiore, por statistikat e sulmuesit kroat nuk do të thonë asgjë për Duron.  – “Pejiç është sulmues i mirë, por me sa di unë nuk u ka shënuar skuadrave pretendente,” – ironizoi trajneri i Partizanit. Krye-ndeshja Kukësi – Partizani do të luhet të shtunën në orën 14:00. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?