Dy gola për 4 minuta, Bayerni shokon Barcelonën në Mynih (VIDEO)

Bayerni e nis në mënyrën më të mirë pjesën e dytë në super ndeshjen ndaj Barcelonës, duke shënuar dy gola të shpejtë. Në minutën e 50-të, Lucas Hernandez i ka shpëtuar mbulimit të Alonsos brenda zonës dhe me një goditje të saktë me kokë e ka dërguar topin në rrjetën e Ter Stegen.

4 minuta më pas, Leroy Sane shpërthen me një kundërsulm të shpejt, duke përfituar nga vendosja e gabuar e mbrojtjes katalanse. Një veprim fantastik nga futbollisti gjerman.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?