FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy ndeshje pa asnjë fitore, Demi: Nuk më intereson loja e bukur, dua vetëm 3 pikët

Dy ndeshje në “Selman Stërmasi” dhe Partizani ende nuk ka marrë fitoren e parë në “Superligë”.

Numri 1 i të kuqve, Gazmend Demi, i cili ka bërë shpenzime seriozë që klubi të arrijë majat duke afruar lojtarë dhe trajnerë me emër, nuk është i kënaqur me rezultatet dhe nuk e ngroh as loja e bukur e zhvilluar ndaj Kukësit.

“Fitorja që mungon? Do të shpresojmë në të ardhmen. Ju e dini që nuk kënaqem unë, vetëm fitore dua”, theksoi presidenti i të kuqve në prononcimin e tij për “SuperSport” menjëherë pas përfundimit të sfidës që Partizani barazoi me Kukësin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket, presidenti nuk është në një linjë me trajnerin Iuliano, i cili pas ndeshjes deklaroi se aktualisht kënaqej edhe thjesht me faktin se ekipi po luante mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?