FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dy yjet e Milanit dalin pozitiv me Covid-19, humbin sfidën me Cagliarin

Dita e sotme nuk ka nisur aspak mirë për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, pasi dy titullarë të padiskutueshëm të kuqezinjve, Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez k në rezultuar të prekur nga koronavirusi dhe janë vendosur menjëherë në izolim.

Dyshimet për futbollistët ishin që të premten, pasi kishin shfaqur simptoma dhe ishin vendosur në izolim, duke mos u stërvitur me skuadrën, ndërsa tamponët e kryer ditën e djeshme kanë konfirmuar dyshimet.

Hernandez dhe Calhanoglu u janë shtuar Ante Rebiç dhe Rade Kruniç, të cilët janë të prekur prej ditësh, ndërsa në Cagliari nuk do të udhëtojnë as Bennacer, Gabbia dhe Saelemaekers, të cilët vijojnë fazën e rikuperimit nga dëmtimi, por edhe Rafael Leao i pezulluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj sardëve Pioli pritet të aktivizojë nga minuta e parë veteranin Zlatan Ibrahimovic, i cili është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe do të shoqërohet nga Brahim Diaz pas shpine dhe Castillejo e Hauge nga krahët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në mesin e fushës pritet të luajnë titullarë Franck Kessie e Sandro Tonali, me blerjen me të re Soualihu Meite në pankinë, ndërsa vendin e Theo Hernandez pritet ta marrë portugezi Diogo Dalot, i cili ka bërë mirë javët e fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?