Dybala rrëfen përplasjen me Mourinhon dhe sjelljen e Ronaldos

Paulo Dybala ka harruar fillimin e vështirë të sezonit, teksa tashmë është rikthyer në formën më të mirë, duke formuar një dyshe të frikshme me Cristiano Ronaldon. Sulmuesi argjentinas ka dhënë së fundmi një intervistë për “Sky” para duelit të fundjavës ndaj Milanit.

“Ky sezon nisi me praninë time në stol, por jam përpjekur të jap maksimumin në stërvitje, të arrijë formën. Në sulm jemi shumë dhe Allegri shpesh gjendet në vështirësi  sepse po bëjmë mirë. Nuk e ka të lehtë të zgjedhë. Sfida me Milanin? Mbërrijmë mirë. Do të jetë një ndeshje spektakolare. Eshtë gjithmonë Milan-Juve, shpresojmë te 3 pikët.

Përplasja me Mourinhon? I thashë që nuk ishte e nevojshme të bënte atë gjest për të krijuar tensione të kota. Edhe ne lojtarët shpesh ofendohemi nga tifozët, por ato tensione duhen shmangur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ronaldo? Isha kurioz të shihja sjelljen e tij në dhomat e zhveshjes, sepse në fushë e njohim të gjithë. Tregon shumë personalitet dhe shumë qetësi, si për atë që është dhe për atë që përfaqëson. Kam një raport të shkëlqyer dhe është person i mrekullueshëm”, deklaroi Dybala.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?