Dyshja Messi-Suarez më produktivë se të gjitha skuadrat e La Ligas

Messi dhe Suarez ishin golashënuesit e Barcelonës në fitoren 3-0 ndaj Eibarit.

Sulmuesi nga Uruguai shënoi dy gola kurse argjentinasi Messi shënoi njëherë për t’i dhënë tri pikë skuadrës katalane.

Kështu, Messi është ngritur në kuotën e 17 golave, kurse Suarez regjistron 14 të tjera, duke kombinuar 31 gola këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas statistikave të “Opta”,  asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë gola se dyshja e Barcës (Sevilla dhe Celta kanë shënuar nga 31 gola).

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo tregon se sa të jashtëzakonshëm janë dyshja e Barcelonës, e sidomos Leo Messi, i cili shënoi golin e 400-të në La Liga.

Ai është lojtari i parë që ka prekur këtë shifër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?