Dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten, United del me qëndrim zyrtar për Antony
Manchester United ka mbajtur një qëndrim zyrtar rreth çështjes “Antony”, pas akuzave nga Brazili për abuzim nga ish-partnerja e sulmuesit. Klubi anglez thekson se po shqyrton ndikimin e akuzave dhe nuk do të bëjnë komente të mëtejshme në pritje të informacionit të mëtejshëm.
“Manchester United është njohur me akuzat e bëra kundër Antony dhe vëren se policia po kryen hetime. Si klub, ne po e marrim seriozisht këtë çështje, duke marrë parasysh ndikimin e këtyre akuzave.”
United nuk ka sqaruar nëse Antony mbetet i disponueshëm për ndeshjet e radhës së “Djajve të Kuq”. Anësori u largua nga skuadra e Brazilit pas pretendimeve për agresion fizik nga Gabriela Cavallin.
Cavallin pretendon se ajo pësoi një çarje në kokë dhe kishte nevojë për trajtim nga një mjek, pasi Antony e sulmoi atë “me një goditje në kokë” në një dhomë hoteli në Manchester, më 15 janar.
KOHA JONË SONDAZH

