E bindi Strakosha, De Vrij rinovon kontratën me skuadrën e Lacios
Pas ndërhyrjes së Strakoshës dhe të Tares, Lacio ka arritur që të sigurojë firmën për rinovimin me Stefan de Vrij. Mbrojtësi holandez ndërkohë nuk do të ketë një klauzolë të lartë, pasi çdo skuadër që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë 25 milionë euro.
Një shifër e ulët duke marrë parasysh faktin se ai kërkohet nga disa skuadra të mëdha nga Juventus në Itali te Barcelona në Spanjë. Më mirë të paktën se asgjë, pasi Lacio rrezikonte që ta humbiste me kosto zero në qershor.
Marrëveshje mes xhentillmenërsh është arritur me pëlqimin e të gjithëve, teks zyrtarizimi do të bëhet në fundjavë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

