E bujshme/ Dinamo Zagreb kërkon Grezdën, por Osijek nuk e shet!

Sulmuesi i kombëtares sonë, Eros Grezda po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon të Osijeku në Kroaci. E ardhmja e bomberit mund të jetë te skuadra e madhe e Dinamos së Zagrebit.  Sipas shtypit kroat, Grezda ka tërhequr vëmendjen e ekipit më të madh në vend, që po kërkon një zëvendësues për algjerianin Soudani.

Emri i futbollistit kuqezi, i cili luan si sulmues krahu, po përmendet shpesh në merkaton e Dinamos së Zagrebit, ekipit që vitet e fundit është ndeshur dy herë me Skënderbeun, por skuadra e Osijekut nuk ka ndërmend që ta largojë.

“Grezda nuk është në shitje” , ka thënë presideni Mestroviç.  Derisa Dinamo të bëjë një ofertë konkrete për sulmuesin.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?