FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E BUJSHME/ Ferhan Hasani është futbollisti më i ri i Tiranës

Ferhan Hasani është goditja e madhe e Tiranës për merkaton e janarit. Kampionët e Shqipërisë kanë bindur futbollistin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për të firmosur një kontratë 18-mujore me bardheblutë me Bubën siç njihet ndryshe Hasani që do të bëhet futbollisti më i paguar i të gjitha kohërave në Kategorinë Superiore.

Në ditët e para të janarit ish-lojtari i Shkëndijës së Tetovës i cili së fundmi u aktivizua në Finlandë me skuadrën më të mirë të këtij vendi HJK Helsinki me të cilët luajti në 9 takime në kampionat duke shënuar 5 gola, do të vihet në dispozicion të trajnerit Nevil Dede.

Lajmi është konfirmuar nga Supersport, teksa Ferhan Hasani mund të konsiderohet zyrtarisht lojtari më i ri i kampionëve të Shqipërisë. Pas Agim Ibraimit një tjetër futbollist me një eksperiencë të pasur ndërkombëtare i cili është aktivizuar edhe në Gjermani me Wolfsburg dhe në Danimarkë me Brondbyn vjen në Kategorinë Superiore për të rritur akoma më shumë nivelin dhe cilësinë e kampionatit tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?