FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme/ Ja si klubi i Legias mashtroi për Armando Sadikun

Në Poloni, ditët e fundit po qarkullojnë materiale nëpër media, që ngrenë dyshim mbi shifrën e transferimit të Armando Sadikut te Legia nga Zyrihu.

Në periudhën e transferimit të bomberit nga Zvicra, klubi polak deklaroi se lojtari kishte kushtuar 1.5 milionë euro, por sipas mediave është zbuluar se Sadiku ka kushtuar vetëm 500 mijë euro dhe jo aq sa thotë Legia.

Pavarësisht kësaj Sadiku mbetet më i paguar i polakëve, teksa paguhet me 35 mijë euro në muaj, ose 420 mijë euro në vit, pa llogaritur bonuse dhe premiot e ekipit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse nuk është aktivizuar shumë te Legia, Sadiku ka shënuar 4 gola në dhjetë takime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?