E BUJSHME/ Juventus dhe United po projektojnë një shkëmbim të çmendur

Juventusi dhe Manchester United po projektojnë një shkëmbim të bujshëm në merkato. Paulo Dybala i cili nuk po rinovon kontratën me bardhezinjtë dhe është kthyer në një lojtar stoli te kampionët e Italisë është i destinuar të largohet në merkaton e verës së ardhshme dhe e ardhmja e sulmuesit argjentinas mund të jetë në Old Trafford.

Manchester United e ka kërkuar dhe në verën e 2019-ës, kur Dybala ishte pranë shkëmbimit me Lukakun, megjithatë tashmë po flitet për një shkëmbim me një tjetër yll të “Djajve të Kuq”, Paul Pogba.

Mesfushori francezi nuk është më i lumtur te United dhe kërkon rikthimin te Juve, aty ku shpërtheu në futbollin e madh dhe fitoi disa trofe. Vlera e dy lojtarëve në merkato është e përafërt po ashtu edhe mosha dhe një shkëmbim kokë më kokë nuk do të ishte aspak çudi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?