E BUJSHME/ Mediat angleze i sugjerojnë Strakoshën Liverpulit

Liverpuli të dielën dhuroi një tjetër ndeshje magjike ndaj skuadrës së Mançester Sitit duke marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj ekipit kryesues. Sfida e zhvilluar në “Anfield Road” tregoi edhe njëherë problemet e shumta që ka skuadra e Klop në repartin e mbrojtjes dhe kryesish në portë, teksa Karius përsëriti gabimet e kolegut të tij, Minjolet.

Duke parë problemet e shumta në portë, “The Mirror” i ka sugjeruar disa portier trajnerit Klop, teksa mes tyre është edhe Thomas Strakosha. Portieri i kombëtares sonë po shkëlqen këtë sezon, duke ndihmuar skuadrën e tij që të bëjë mrekullinë në shumë ndeshje.

Strakosha një zgjedhje statistikore- Shqiptari është pak i njohur, por ka bërë mjaft mirë me Lacion këtë sezon, duke patur statistika mjaft të mira. 22-vjeçari i lindur në Athinë ka pritur 53 krosa brenda zonës së tij, me një saktësi prej 100 për qind. Por më e rëndësishmja, ai ka pësuar vetëm 24 gola në 19 ndeshje, duke e mbajtur portën 5 herë të paprekur. Ai vetëm mund të përmirësohet në të ardhmen. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?