E bujshme nga Anglia, Chelsea kërkon super talentin e Kosovës
Arbër Zeneli bëri një paraqitje spektakolare në Ligën e Kombeve me Kosovën duke shënuar disa gola shumë të rëndësishëm. Talenti i tij dhe progresi në Holandë kanë tërhequr edhe vëmendjen e skuadrave të mëdha.
“Sky Sports” në Angli shkruan se në garë për të së fundmi është edhe skuadra e Chelsea-t. 23-vjeçarit i skadon kontrata në verën e këtij viti, ndaj dhe mund të transferohet në merkaton e dimrit me një vlerë të ulët që arrin në shifrën e 5 milionë paundëve.
Të dielën skautë nga shumë skuadra të njohura, si Galatasaray dhe Chelsea do të kenë specialistët e tyre për ta ndjekur nga pranë ndeshjen ndaj Ajaxit, e cila do të jetë një test për të treguar se ai është një ndër futbollistët më të rëndësishëm te Heerenveen. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

