FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme nga Anglia, City drejt përjashtimit nga Champions League

Manchester City mund të përjashtohet nga edicionet e ardhshme në kupat e Europës. Lajmi është konfirmuar nga  Yves Leterme, kryetari i komisionit të kontrollit financiar në UEFA.

Sipas Leterme, i cili ka folur për një të përditshme në Belgjikë, Man City do të dënohet, nëse zbulimet e Football Leaks do të konfirmohen.  Bëhet fjalë për 60 milionë sterlina që grupi që zotëron City-n, Abu Dhabi United Group, i ka derdhur në arkat e klubit duke i deklaruara si sponsorizon nga Etihad.

“Nëse gjithçka është shkruar është e vërtetë, mund të kemi një problem serioz përpara. Kjo mund të çojë në dënimin më të rëndë të mundshëm: përjashtim nga kupat e Europës. Klubi anglez ka deklaruar gjëra që rezultojnë jo të vërteta, sipas Football Leaks, ndaj tani do të verifikojmë gjithçka”, tha Leterme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?