E bujshme nga Italia/ Roberto Mancini jep dorëheqjen nga drejtimi i Kombëtares
Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja e Italisë. 58 vjecari dorëzoi letrën e dorëheqjes të shtunën në mbrëmje, pasi kishte 5 vite në krye të Kombëtares italiane të futbollit.
Ish-sulmuesi i njohur, udhëhoqi kombëtaren e kaltër drejt fitimit të Euro 2020. Sukses që erdhi me një grup lojtarësh jo shumë të fortë, por mbi të gjitha falë një futbolli modern dhe të bukur.
Ndërkohë që momenti më i errët ishte dështimi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022. I dyti Botëror radhazi ku Italia nuk mori pjesë.
KOHA JONË SONDAZH

