FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme nga Spanja/ Allegri te Reali, Zidane e pason te Juventusi

Massimiliano Allegri është objektivi numër 1 i Realit të Madridit për stolin.

Sipas asaj që raporton gazetari spanjoll i “El Chiringuito Tv”, Eduardo Inda, numri 1 i klubit madrilen po monitoron situatën e teknikut italian në stolin e Juventusit dhe në fundin e sezonit aktual pritet të përpilojë ofertën për të. Sipas raportit, Florentino Perez beson se trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i paarritshëm dhe është i vendosur të marrë Allegrin në “Bernabeu” në verë.

“Allegri kryeson listën e dëshirave të Florentino Perez. Ai do i bëj një ofertë italianit në merkaton e verës.”-ka deklaruar Inda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Verën e kaluar, tekniku italian zbuloi se ai hodhi poshtë një ofertë të Realit të Madridit, kur Zinedine Zidane dha dorëheqjen. Gjithashtu, Allegri është i lidhur dhe me stolin e Manchester United, ndërkohë që kontrata e tij me bardhezinjtë skadon në vitin 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Allegri do të firmos në Spanjë, në stolin e Juventusit do të ulet Zidane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?