E bujshme nga Spanja/ Neymar ka gjetur akordin me Barcelonën

Neymari ka arritur akordin me Barcelonën. Sulmuesi brazilian nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u rikthyer një ditë në “Camp Nou”.

El Chiringuito zbulon se 31-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me presidentin Joan Laporta. Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit deri në 2026 dhe 13 mln euro pagë sezonale.

Tani duhen bindur drejtuesit e PSG-së, të cilët kërkojnë 150 mln euro për ta lënë të lirë, por Barcelona nuk ka asnjë mundësi të paguajë një shumë të tillë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë Neymar po bisedon me presidencën e kampionëve të Francës , për të gjetur një marrëveshje të mundshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?