FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme/ Po e kërkon e gjithë Europa por, ai ka parakontartë me PSG

Skuadra e Paris Saint Germanin është në “pole” për të marrë sulmuesin kilian Alexis Sanchez, që me të gjitha gjasat do të lërë Arsenal në janar të vitit të ardhshëm. Skuadra e “topçinjve” është gati të shesë sulmuesin për të evituar largimin e tij me kosto zero në fund të sezonit dhe skuadra franceze është favorite për ta marrë. Madje e përditshmja britanike “The Mirror” bën me dije se palët kanë nënshkruar një para-kontratë, pasi duket se e vetmja mënyrë që Arsenal të lërë lojtarin në janar është që ai të luajë jashtë Premier League.

Duket se PSG nuk është aspak e bindur me faktin që Neymar mund të qëndrojë në Paris për një kohë të gjatë, ndaj dhe kërkon që të sigurojë blerjen e një lojtari me përvojë, për të evituar ndonjë largim të mundshëm të brazilianit. Gjithsesi, për Sanchez janë interesuar edhe skuadra të tjera “big” në Europë, si Manchester City dhe Bayern Mynih dhe do t’i takojë kilianit të bëjë zgjedhjen. Por PSG duket se është e vetmja skuadër që është në gjendje t’i ofrojë një rrogë të majme, rreth 350 mijë stërlina në javë, me Sanchez që do të luante në një ekip të madh dhe do t’i jepte mundësinë të fitonte Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?