FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E bujshme/ Pronarët e Interit blejnë Serie A

Suning ka blerë të drejtat e Serie A, i fundit mes kampionateve më prestigjiozë të Europës që ka përfunduar në xhepin e kolosit kinez.

Lajmi është bërë i ditur nga PPTV, televizioni në pronësi të kompanisë që ka blerë Interin.

Suning kishte blerë më parë, për Kinën, të drejtat e La Liga (kontratë 5-vjeçare për 291.4 milionë dollarë), Premier League (700 milionë dollarë për tre vite) dhe Bundesliga (250 milionë euro për pesë vite).

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe Ligue 1, në Kinë, do të transmetohet nga televizioni që është në pronësi të Suning, ashtu si kampionati kombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Serie A, sipas Telesport.al, flitet për një marrëveshje të mundshme për tre vite, për një vlerë prej 240 milionë eurosh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?