“E dëbuan” 4 muaj nga Korça, Peter Olayinka gjen “strehë” në Kosovë

Trepça 89 ka bërë goditjen më të madhe të dimrit, në sekondat e fundit të afatit të merkatos, që u mbyllë të hënën në mesnatë. Skuadra nga Mitrovica ka siguruar shërbimet e nigerianit Peter Olayinka, i cili erdhi nga kampioni shqiptar Skënderbeu. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i korçarëve, Ardian Takaj, i cili njoftoj se pas shumë negociateve marrëveshja është arritur të mërkurën.  Nigeriani 19 vjeçar në fund të muajit janar u pezullua për 4 muaj nga Komisioni i Apelit në Federatën Shqiptare e Futbollit, për shkelje të rregullores së statutit, për shkak se në fillim të merkatos së verës ai kishte nënshkruar dy kontrata, fillimisht me Kukësin më pas me Skënderbeun. Sipas rregullores, sulmuesi nigerian e kishte të pamundur të aktivizohej te ndonjë klub tjetër shqiptar, përveç në Superligën e Kosovës. Në këtë mënyrë Olayinka do të veshë fanellën e Trepçës 89 deri në fund të këtij sezoni, për tu rikthyer përsëri në Korçë. Presidenti Takaj, theksoj që sulmuesi nigerian është futbollisti më i mirë i skuadrës dhe transferimi i tij në Mitrovicë do të zgjoj kureshtjen e qindra tifozëve të Shqipërisë, edhe për futbollin e Kosovës. Olayinka aktualisht është golashënuesi më i mirë i Skënderbeut me 6 gola në 15 ndeshje. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?