FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E ka rival te Lazio, portieri Proto: Nuk kam parë kurrë si Strakosha

Skuadra e Lazios afroi në merkaton e verës portierin belg, Silvio Proto, i cili është dhe zëvendësuesi i gardianit shqiptar, Thomas Strakosha. Proto është 35-vjeç dhe së fundmi ishte pjesë e grekëve të Olimpiakosit.

Hapësirat për belgun kanë qenë të pakta në këtë sezon, kjo falë formës së mirë të Strakoshës. Ai është aktivizuar vetëm 180 minuta. Pavarësisht se portieri shqiptar është rivali i tij, Proto në një prononcim për mediat italiane nuk i ka kursyer elozhet për Strakoshën, që sipas tij është një nga më të mirët dhe ai kurrë nuk ka parë si Thomasi.

“Në kohën që luaja në Belgjikë isha në Itali 3-4 herë. Kam ardhur këtu me gruan time, pasi Roma ka qenë gjithmonë qyteti ynë i preferuar. Gjithmonë mendoja se nëse do të kisha mundësi të luaja për njërën skuadër të Romës, nuk do të hezitoja asnjëherë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka ishte e qartë që në fillim: Do të isha portieri i dytë pas portieri, Thomas Strakosha. Ai është një portier shumë i fortë, i ri dhe i madh fizikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurrë nuk kam parë një portier të tillë, me aftësi të tilla në portë. Portieri shqiptar ka gjithçka që duhet për të bërë një karrierë të madhe”, u shpreh portieri belg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?