E kërkon Flamurtari, për Memushajn del në skenë një pistë e re

Ledian Memushaj pritet që të ndryshojë skuadër në muajin janar, pasi nuk po arrin që të përshtatet te skuadra e Beneventos. Për mesfushorin e kombëtares sonë ka disa oferta të ndryshme, teksa Salernitana është ekipi që e ka si prioritet.

Gjithsesi mediat italiane në ditën e sotme kanë zbuluar një “pistë” të re. Spezia, skuadër e Serisë B është në kërkim të një mesfushori cilësor, teksa në listë janë tre emra: Nicolas Viola, Fabrizio Melara dhe Ledian Memushaj. Mesfushori vlonjat nuk është në planet e skuadrës së Beneventos, por ka një kontratë shumë të kushtueshme.

Ky është edhe problemi kryesor për të realizuar këtë transferim në merkaton e janarit. Memushaj është edhe në listën e transferimeve të ekipit të Flamurtarit. Skuadra vlonjate ka gati një ofertë prej 200 mijë eurosh, por vështirë se mesfushori do të pranojë që të vijë në Kategorinë Superiore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?