E kërkonin Barcelona e United, Skriniar rinovon me Interin

Kohë rinovimesh te Interi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, drejtuesit zikaltër kanë nisur nga puna për të rinovuar kontratat e futbollistëve kyç të organikës së Luciano Spallettit dhe njëri prej tyre është Milan Skriniar.

Sllovaku ka treguar formë fantastike me fanellën e skuadrës nga Milano, duke ngjallur interesin e shumë skuadrave evropiane. Dhe për këtë, te Inter kanë menduar t’i ofrojnë një kontratë të re. Kushtet? Dyfishim i pagës dhe bonuse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të paktën kështu shkruan “Tuttosport”, e cila pohon se 23 vjeçari do të mbetet në “Giusseppe Meazza” deri në vitin 2023, ku do të përfitojë një pagë prej 3 milion euro në vit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Interes për Skriniar kishin shfaqur skuadra si Manchester United, Barcelona apo Chelsea, por duket se situata në Milano ka bindur sllovakun për të qëndruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?