FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E konfirmon edhe Bartomeu: Barcelona mund të largohet nga La Liga

Skuadra e Barcelonës dhe drejtuesit e saj do të duhet të vendosin se në cilën ligë futbolli të luajnë nëse Katalonja fiton pavarësinë nga Spanja.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i klubit katalanas, Josep Maria Bartomeu.

“Në rastin e pavarësisë, klubi dhe drejtuesit do të vendosin se në cilën ligë do të luajmë. Ne po kalojmë momente të vështira dhe të komplikuar. Se çfarë do të ndodhë në të ardhmen do ta marrim me qetësi dhe mençuri”, ka thënë Bartomeu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri katalanas i sporteve Gerard Figueras javën e kaluar tha se Barcelona mund të jetë në gjendje të luaj në një vend tjetër, nëse arrihet pavarësia.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?