E konfirmon gazeta “Marca”: Sadiku huazohet në Zvicër

Armando Sadiku ka vuajtur mongesën e hapësirave te skuadrave e Levantes, ndërkohë që pas dëmtimit të rëndë qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës. E përditshmja spanjolle “Marca” e konfirmon largimin e shqiptarit nga La Liga.

Ai do të huazohet tek ekipi që ka luajtur përpara dy sezonesh deri në qershor, kur mbarojnë dhe ndeshjet e kampionatit. Fakti që është dhënë në huazim Sadiku, tregon se klubi spanjoll beson tek sulmuesi dhe tek forma e tij e mirë.

Dëmtimi që pësoi e mbajti atë jashtë fushave dhe njëherësh larg formës së tij optimale. Një operacion në gju është i rëndë dhe shumë lojtarë të tjerë të kalibrit botëror e kanë pasur shumë të vështirë rikuperimin. Kujtojmë që Sadiku është pjesë e ekipit të Levantes që në janarin e kaluar, pasi u transferua nga Legia e Varshavës për 1 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi kuqezi do të vijojë aventurën në Zvicër për të rifituar formën më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?