E kryer/ Arrihet marrëveshja, Joao Felix transferohet te Barcelona
Joao Félix është tashmë më pranë se kurrë transferimit te Barcelona. Klubi katalan ka arritur marrëveshjen me Atléticon për transferimin e tij në “Camp Nou”.
Portugezi nuk është paraqitur në stërvitje paraditen e kësaj të premteje “për arsye personale”, i vetëdijshëm se negociatat kishin avancuar gjatë orëve të fundit.
Felix pret thjesht zyrtarizimin e marrëveshjes, për t’i dhënë fund telenovelës së verës, ku ka pasur rolin e protagonistit kryesor.
Portugezi refuzoi ofertën e Aston Villas, pasi dëshironte me çdo kusht të luante në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

