FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E kryer/ Milani arrin akordin me Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në elitën e futbollit italian.

Është pikërisht Milani që ka arritur marrëveshjen me sulmuesin 37 vjeçar i cili aktualisht është pjesë e LA Galaxy në MLS.

Suedezi do të nënshkruajë me Milanin për gjashtë muaj, ku do të fitojë 2.8 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aventura e tij nis zyrtarisht në muajin janar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lajmin e konfirmojnë mediat italiane që e japin si të kryer këtë transferim.

Ibrahimovic ka qenë pjesë e Serie A edhe në të kaluarën, ku ka veshur fanellat e Milan, Inter dhe Juventusit.

Tani ai rikthehet sërish te kuqezinjtë ku do formojë dyshen e sulmit me Gonzalo Higuain.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?