E KRYER/ Zakaria largohet nga Juventusi, firmos me ekipin e Ligue 1
Sporti E Enjte, 10 Gusht 2023 16:45
Juventus bën një tjetër operacion në dalje të merkatos. Denis Zakaria është largimi i radhës nga skuadra torineze. Mediat italiane njoftojnë se bardhezinjtë kanë arritur një marrëveshje me Monacon.
26-vjeçari zviceran kaloi muaj të vështirë në huazim tek Chelsea duke luajtur vetëm 599 minuta, ndërkohë që te skuadra e Allegrit nuk kishte hapësira.
Mësohet se është arritur një marrëveshje për shifrën e 23 milionë eurove.
KOHA JONË SONDAZH

