E mbani mend të “pafatin” Guiseppe Rossi, rikthehet sërish të luajë në Serie A

Sulmuesi italian Giuseppe Rossi, mund të rikthehet të luajë sërish në Serie A, raportojnë mediat italiane. Sipas Sky Sport, Rossi ka arritur një marrëveshje me Genoan, dhe në orët e ardhshme pritet të përfundojë vizitat mjekësore me skuadrën italiane. Nëse çdo gjë shkon në rregull atëherë ish sulmuesi i Villareal, do të nënshkruajë kontratë me skuadrën e tij të re.

Rossi aktualisht është lojtar i lirë dhe nëse i kalon me sukses vizitat mjekësore atëherë do të jetë menjëherë në dispozicion të trajnerit Ballardini. 30 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Celta Vigo në Spanjë.

Kujtojmë që Guissepe Rossi është një ndër lojtarët më të pafat në futboll pasi karriera e tij ka shkuar më shumë me dëmtime të rënda që e kanë lënë për një kohhë të gjatë jashtë futbollit edhe pse talenti nuk i mungon aspak, madje premtonte shumë për futbollin italian.
/BalkanWeb

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?