E mori me bujë nga Ajax, Barcelona gati që të heqë dorë nga De Jong

Te Manchester United kanë nisur të mendojnë për vitin e ardhshëm pas një sezoni shumë të vështirë ku dështuan që të kualifikoheshin për në Champions. Trajneri i ri, Erik Ten Hag që do të kërkojë të nisë një cikël fitues në Premier League dhe ta rikthejë United në nivelet më të larta në futbollin britanik, por edhe në Europë.

Tekniku holandez, i konfirmuar i suksesshëm në krye të Ajax ka bërë gati listën e merkatos për drejtuesit e anglezëve dhe një element që kërkohet me ngulm nga 52-vjeçari është Frenkie De Jong.

Mesfushori ka qenë nën urdhrat e Ten Hag te Ajax, ndërsa palët ëndërrojnë ribashkimin, këtë herë te Manchester United. Klubi anglez ka përgatitur 60 milionë për të bindur Barcelonën e cila e gjendur ende në mes të një krize financiare është e gatshme të pranoj ofertën. Holandezi nuk është nga ata lojtarë që cilësohen të pazëvendësueshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?