E pabesueshme/ Autobusi i Liverpoolit bllokohet ne trafik rrugës për në stadium

Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur pak para fillimit të ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve mes Liverpul dhe Real Madrid në Paris. Skuadra e Liverpul ka mbërritur jo sipas planit në stadiumin “Stade De France”.

Shkak është bërë trafiku i rënduar në kryeqytetin francez, me autobusin e skuadrës së Klop që është bllokuar vazhdimisht në rrugët e qytetit, duke qenë me vonesë në stadiumin e sfidës.

Reali kishte mbërritur në stadium dhe lojtarët po bënin xhiron e zakonshme në fushë, pamjet televizive tregonin ende autobusin e Liverpoolit duke çarë me vështirësi mes rreshtit të makinave për të arritur në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?