E pabesueshme/ Dje u akordua një penallti kundër Barçës pas 746 ditësh
Pas dy viteve është vërshëllyer një penallti kundër Barcelonës, e cila në fund rezultoi vendimtare për skuadrën e Las Palmas, që mori një barazim të vyer në luftën për mbijetesë. Trajneri Valverde u shpreh i pakënaqur nga vendimi i gjyqtarit: “Penallti inekzistente, ishte dhe një penallti për portierin e tyre në pjesën e parë”.
746 ditë. Kjo është koha rekord në të cilën nuk është akorduar asnjë penallti kundër ndaj Barcelonës. Ekipi i fundit që ka pasur fatin për të goditur një 11-metërsh ndaj tyre ka qenë Selta Vigo më 14 shkurt 2016, kur në “Camp Nou”, kur arbitri Hernandez Hernandez vërshëlleu pas një faulli të Zhordi Albës.
Nga ajo kohë, Mesi me shokë kanë pasur 21 penallti në favor, dhe asnjë kundër. Asnjë portier deri të enjten në mbrëmje nuk ka pasur shansin për t’u vendosur përballë rivalit nga 11 metra.
Las Palmas fitoi një penallti, pas një prekje të topit me dorë nga Lukas Dinje. Edhe pse pati shumë polemika, pamjet e regjisë spanjolle vërtetuan se mbrojtësi e preku topin me dorë dhe gjyqtari Mateo Lahoz kishte plotësisht të drejtë. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

