E pabesueshme gafa e Presidentit Thohir: Jam me Interin që në kohën e treshes ho…
“Të blesh një klub futbolli nuk është thjesht çështje biznesi. Duhet ta duash atë skuadër. Unë jam interist që kur Interi bleu treshen e holandezëve, e mëpas mbërriti edhe Ronaldo”.
Ai që e ka dhënë këtë deklaratë nuk është ndonjë tifoz anonim, por ish-pronari dhe presidenti aktual i Interit, Erick Thohir, edhe pse aksioner në minorancë pas ardhjes së “Suning”.
Një gafë e jashtëzakonshme, që mund të irritojë cilindo tifoz të apasionuar dhe të vjetër të Interit. Kjo, sepse, faktikisht treshja e holandezëve shkroi historinë me Milanin, në të njëjtën periudhë, fundin e viteve ’80, dhe ata ishin Ruud Gullit, Franck Rijkaard dhe Marco Van Basten.
Megjithatë, gafën duket se e ka kuptuar edhe vetë presidenti zikaltër dhe kjo ka sjellë edhe reagimin e tij në “Twitter”.
“Është mëse e qartë se fjala ime ka qenë për 3 gjermanët, – Matthaus, Brehme dhe Klinsmann, – dhe jo për holandezët”, sqaroi Thohir.
KOHA JONË SONDAZH

