E pabesueshme/ Në Turqi Hakan Shukur nuk ekziston më
E tradhtuan, e çuan në mërgim dhe tani e mohojnë përfundimisht Hakan Sukurin. Ish-futbollisti i njohur i Interit, Parmës, Gallatasarait dhe shumë klubeve të mëdha jeton prej vitesh në Kaloforni për t’i shpëtuar akuzave të Erdogan, i cili ka lëshuar një urdhër arresti që nga gushti i vitit të kaluar, me akuzën e të qenurit pjesë e një organizate ” terrorist “.
Tani emri i tij nuk ekziston më në Turqi. Klubi i Gallatasarait e ka fshirë atë nga të gjitha dokumentat zyrtar. Erdogan i hoqi edhe mundësinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, babait të sulmuesit (Selmet), i cili vdiq në burg 8 muaj pas arrestimit pasi ishte me kancer. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

