FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E pabesueshme/ Skuadra e ligës së tretë eliminon me 10 futbollistë Realin (VIDEO)

Nuk kanë fund çudirat në botën e futbollit. Skuadra e kategorisë së tretë në Spanjë, Alcoyano ka eliminuar Real Madridin në Kupën e Mbretit në mënyrë të papritur.

Ekipi i Zidane në fakt e nisi mirë ndeshjen, pasi do të shënonin në fundin e pjesës së parë me Militaon. 10 minuta nga fundi, vendasi vendosën baraspeshën me Solbes, duke e çuar ndeshjen në shtesë.

Në minutën e 110-të, Alcoyano mbeti me një me një futbollist më pak pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Lopez. Gjithsesi edhe me disavantazh numerik, vendasit arritën që të shënonin golin e avantazhit në minutën e 115-të. Një gol historik që me siguri do të mbahet mend gjatë në Spanjë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?