FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E quajnë specialisti i finaleve, Ronaldo kërkon trofeun e parë sot me Juven

Cristiano Ronaldo është i vetmi futbollist në botë i cili ka arritur që të ngrejë 5 herë trofeun e Champions League në formulën e re. 5 si numri i “Topeve të Arta”, ashtu si Lionel Messi. Ylli portugez ka një përqindje të lart të fitimit të finaleve. Ai ka fituar 22 Kupa dhe 5 kampionate (3 anglez dhe dy spanjolle) duke arritur në shifrën e 27 trofeve.

Në vitin 2002 nuk ishte në fushë në Kupën e Portugalisë të fituar nga Sportingu, ndërkohë që mungojë dhe në vitin 2008 në FA Cup të fituar nga United. CR7 në 27 finale, ka arritur që të fitojë 20 prej tyre, duke humbur vetëm 7, ndërkohë 13 prej tyre i ka me Realin.

Me Juventusin, pasditen e sotme ai do të mundohet që të rrëmbejë trofeun  parë që nga koha kur zbarkoi në Torino gjatë verës. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?