FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E rrallë në Botërorin e Rusisë, golashënuesi më i mirë është “autogoli”

Mbrojtësi i Rusisë, Ignasheviç, është lojtari i 10-të i Botërorit që ka shënuar në portën e tij.

Një rekord ky për një Kupë Bote, ku shënuesi më i mirë është autogoli. Janë më shumë autogola se golat e Herri Kejn dhe Kristiano Ronaldos. Rekordi është absolut, pasi është dyfishuar shifra e autogolave të mëparshëm.

Brazil 2014 ndërkohë mban një statistikë të rrallë, pasi goli i parë i kompeticionit ka qenë një autogol. Ja cilët janë autogolat më të çuditshëm të “Rusi 2018”:

Swiss Digital Desktop Reklama

Autogoli i parë ka qenë vendimtar, sepse i ka kushtuar Marokut eliminimin në llogaritë pas ndeshjeve në grup. Por gjithashtu rezultoi pa vlera edhe për Iranin, që falë atij autogoli arriti fitoren historike, por nuk kaloi më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një autogol vendimtar ishte edhe ai i Zvicrës, por në sensin pozitiv. Portieri Somer shkaktoi autogolin, që solli barazimin 2-2 me Kostarikën, por e çoi Zvicrën në pjesën më të lehtë të tabelës, aq më shumë që tani është eliminuar edhe Spanja.

Një autogol që peshon shumë është ai i Cionek të Polonisë ndaj Senegalit. Polonia ishte një skuadër më e fortë teknikisht dhe duke ditur që u kualifikua Japonia, që u mund nga polakët, i takon që ai autogol ka pasur një ndikim shumë të madh.

Ajo prekje e mbrojtësit të Rusisë, për fatin e mirë të tij nuk pati pasoja të rënda, sepse skuadra organizatore e Botërorit u kualifikua. Por ai autogol fiksoi shifrën 10 të autogolave, që është mjaft e lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?