FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe “CAS” refuzon apelimin, mbetet në fuqi pezullimi me 5 ndeshje i Ronaldo-s

Tribunali i Arbitrazhit në Sport, “CAS”, ka lënë në fuqi vendimin e Federatës Sapnjolle të Futbollit për pezullimin me 5 ndeshje të Cristiano Ronaldos pas veprimit të pahijshëm ndaj gjyqtarit në takimin e sfidën së parë kundër Barcelonës për Superkupën e Spanjës, raporton “AS”.

Ekipi i Real Madrid fillimisht apeloi në federatë por vendimi mbeti i njëtë. Shpresat ishin të gjitha te “CAS”, por pas vendimit të sotëm nuk u mbetet gjë tjetër vetëm se të presin që portugezi të shlyej pezullimin.

Deri më tani Cristiano ka munguar në dy ndeshje dhe do të mungojë dhe në tri ndeshjet e ardhshme, ndaj Valencias, Levantes dhe Real Sociedadit duke u kthyer ndaj Real Betisit më 20 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?