FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edhe Mbappe nis kapriçot te PSG-ja, mësoni çfarë ka bërë ylli 180 milionësh

U pagua 180 milionë euro, parà këto që do të derdhen në arkat e Monacos vetëm në verën e ardhshme, por edhe pse vetëm 18-vjeçar, ai fut në “xhepat” e tij 10 milionë euro në sezon. Por duket se paratë i kanë rënë në kokë Kilian Mbappe-së.

Të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen kundër Bayern Munchen, ku ai shënoi një nga golat, trajneri Emeri e thërriti në pankinë francezin, në minutën e 79-të, kur gjithçka ishte mbyllur.

Por pavarësisht kësaj, Kilian Mbappe u pa i irrituar me strategun spanjoll, duke treguar qartazi se nuk e pranoi zëvendësimin. Kaq u desh që mediat franceze ta gjykojnë për keq sjelljen e sulmuesit të PSG-së, i cili nisi shumë shpejt me kapriçot. Një tjetër “vatër” zjarri kjo te parisienët, pas asaj që ndodhi me Cavanin dhe Neymar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?