FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Edi Rama shtyn Bashkim Finon të konkurojë për President futbolli

Prej kohësh në rrethet futbollistike dhe ato politike po qarkullon herë në formën e një thashethemi dhe herë në formën e së vërtetës, ideja se deputeti socialist Bashkim Fino, ka ndërmend të kandidojë për t’i rrëmbyer Armand Dukës kreun e FSHF-së. Madje idhtarët e teorive konspirative e kanë parë edhe ngjitjen e vëllait të Edi Ramës, Olsi Ramës në drejtimin e Partizanit, si një përforcim të klanit që po kërkon rrënimin e mbretërimit 16 vjeçar të Dukës. Pikërisht për këtë skenar është pyetur në “Top Story” edhe kryeministri i cili ka dhënë një përgjigje që i hedh më shumë benxinë zjarrit. “Unë nuk jam këtu për të ndërprerë ambicjen e askujt për të kandiduar” ka thënë Rama.

Në pamje të parë përgjigja e tij është korrekte. Por po t’i hysh në detaje vëren diçka më tepër. Prej kohësh njerëz pranë ish kryeministrit Fino kanë lobuar që Edi Rama t’a përkrahë atë. Fuqia e kryeministrit dhe kreut të PS që kontrollon pothuajse të gjitha bashkitë e vendit të cilat kanë një peshë të madhe në votimin që do të zhvillohet në asamblenë e FSHF-së është pothuajse përcaktuese në këtë garë. Kështu që sinjali i Ramës që “unë nuk e pengoj Finon” mund të merret si një shkelje syri për të.

Por nga ana tjetër ajo mund të merret si një ndërhyrje politike në pavarësine e futbollit, që është një vijë e kuqe e pakapërcyeshme për te cilen  FIFA dhe UEFA kanë dhënë shembuj se nuk lejojnë të preket. Rastet e betejave te Berishes me Duken jane shembulli me i kire per kete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj Rama ka zgjedhur mënyrën e butë për të thënë se as e pengoj as e mbështes Bashkin Finon duke i shkelur një sy mbështetësve të tij, se ai nuk e quan herezi ndryshimin në krye të FSHF./lapsi/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?